Ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka kujtuar 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi.
“Sot është përvjetori i Luftës së Kosovës në vitin 1999… Ditët kur pohuam vetëveten” shkruan Majko.
Më 24 mars të vitit 1999, aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e dha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton./ db/ Abcnews.al