Sipas një studimi të ri, 7 deri në 10 persona që kanë qenë të shtruar në spital me Covid-19 nuk janë shëruar plotësisht pesë muaj pas rikuperimit nga sëmundja.
Pacientët kanë pasur shqetësime me shëndetin mendor dhe fizik. 1 në 5 persona kanë lënë ose kanë ndryshuar punën për shkak të problemeve të shëndetit të tyre, sipas studiuesve britanikë.
Personat që kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të vazhdueshme ishin gratë e bardha të moshës së mesme që kishin përjetuar simptoma të rënda të Covid dhe persona që vuanin nga diabeti, astma ose sëmundjet e zemrës.
Studimi në Mbretërinë e Bashkuar përfshiu 1,077 persona midis marsit dhe nëntorit 2020. Midis tyre, 67% ishin të bardhë, 36% ishin gra dhe 50% vuanin nga sëmundje të tjera.
5 muaj pas rikuperimit vetëm 29% e njerëzve thanë se ndiheshin mirë ndërsa më shumë se 90% e njerëzve kishin të paktën një simptomë të vazhdueshme të Covid, shumica përjetuan mesatarisht 9 simptoma të vazhdueshme.
Simptomat më të zakonshme ishin dhimbja e muskujve, lodhja fizike, mungesa e gjumit, probleme me frymëmarrjen, humbja e kujtesës afatshkurtër. Më shumë se 25% e njerëzve vuanin nga ankthi ose depresioni dhe 12% kishin simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD)./abcnews.al