Sot është vajza e ditëlindjes, s’do ta besoni sa vjeç mbush Anxhela Peristeri

schedule13:58 - 24 Mars, 2021

schedule 13:58 - 24 Mars, 2021

Sot është një ditë e veçantë për Anxhela Peristerin pasi feston përvjetorin e 35-të të lindjes. Këngëtarja është surprizuar nga njerëzit e saj të dashur me një tortë, në të cilën është vendosur logoja e Eurovisionit dhe një mikrofon.

Anxhela ka publikuar me ndjekësit fotografi, ku krahas së cilës ka marrë qindra komente nga fansat dhe miqtë e saj. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e njohur me këngën “Karma”.

Kënga u përzgjodh fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas. Festivali pritet të mbahet në Roterdam më 18, 20 dhe 22 Maj. Vetëm pak ditë më parë, Anxhela publikoi dhe videoklipin zyrtar të këngës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!