Kimmich: Dua të shoh çdo ditë Messin e Ronaldon, marr shembull nga një ish-katalanas

schedule11:19 - 24 Mars, 2021

schedule 11:19 - 24 Mars, 2021

Joshua Kimmich është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe pikë e fortë e Bayern Munchen në arritjen e sukseseve të vitit të shkuar. Së fundmi mesfushori ka dhënë një intervistë interesante për mediet gjermane, ku flet për shoqërinë e tij te Bayerni, lojtarët me të cilët do donte të luante dhe shembullin e tij.

“Miku im më i mirë është Serge Gnabry, te ai kam shumë besim. Shkoj shumë mirë me David Alaba dhe Leon Goretzka, gjithashtu me Choupo-Moting. Në përgjithësi ekipi është harmonik. Kemi grup shumë interesant.

 

Me kë do doja të luaja? Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Është pothuajse e pabesueshme sesi ata janë në të njëjtin nivel në 15 vite. Do të doja të shihja se ç’bëjnë ata çdo ditë në stërvitje. Ndjekësi i Bayern? Leipzig e ka zëvendësuar qartë Dortmundin në këtë pozicion. Modeli im është Xavi Hernandez nga Barcelona.

 

 Ai kurrë nuk u cilësua më i madhi, por e mbylli një sy dhe gjithmonë u përpoq të vinte në qendër të vëmendjes lojtarët e tjerë. Kjo cilësi më bëri përshtypje dhe nga këtu orientohem edhe unë. E takova Xavin një ditë në Doha në vitin 2019, ishte një moment me të vërtetë i lezetshëm”, u shpreh Kimmich. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!