Vedat Muriqi në verë vendosi të kalojë te Lazio dhe Fenerbahce e shiti për 18.5 milionë euro, me sulmuesin që firmosi kontratë deri në verën e vitit 2025.
Aventura e Muriqit te Lazio nuk po shkon aspak mirë. Ai ka shënuar vetëm një gol në kampionat dhe nuk ka mundur të bindë Inzaghin ta vendosë krah Immobiles në formacion.
Duke parë formën e dobët të tij, “La Lazio Siamo Noi” raporton se Lazio ka vendosur ta shesë në verën e ardhshme Muriqin. Kthimi në Turqi është opsioni më i mundshëm. /abcnews.al