Prej 3 ditësh disa fshatra të Dibrës nuk kanë energji elektrike. Dëbora e dendur dhe era e fortë ka rrëzuar shtyllat dhe këputur telat.
Banorët e fshati Pjeçë të njësisë administrative Melan, thonë se kjo është një problematikë e përsëritur edhe për shkak të rrjetit të amortizuar të investuar 70 vite më parë.
“Jënë të amortizuara të gjithë janë bërë për hekura”, thotë banori.
Fshati Pjeçë është vetëm 7 km larg qytetit të Peshkopisë. Ndërkohë që dhe në zona të tjera të thella të qarkut Dibër energjia nuk është kthyer.
Grupet e punës të OSHEE-së janë në terren dhe po përpiqen të rregullojnë defektet.
Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme, ndërsa ato rurale kanë ende probleme. Vetë banorët kanë bërë të mundur hapjen e tyre me mjetet e tyre me traktorë apo dhe me lopata.
Madje dhe në qytetin e Peshkopisë bashkia nuk ka hedhur kripë dhe rrugët e trotuaret kanë ngrirë.
Ndërkaq në Kukës rrugët nacionale janë të kalueshme të gjitha, ndërsa në rrugët ruralë duhet të qarkullohet me zinxhirë.
Energjia elektrikë mungon dhe disa fshatra të thellë.
Ne Qarkun Korçë situata është përmirësuar të gjitha rrugët janë të hapura. Kurse probleme me energjinë elektrike ka ende ne Vithkuq dhe në disa fshatra të Mokrës./abcnews.al

