Pothuajse të gjithë keni vezë në frigoriferin tuaj, dhe sapo i gatuani, lëvozhgat e tyre i hidhni poshtë.
Ju duhet të dini se lëvozhgat e vezëve janë të shëndetshme. Një lëvozhgë veze ka 90% të kalciumit, dhe ky element është shumë i rëndësishëm për shëndetin e mirë të kockave. Sidoqoftë, më poshtë abcnews.al do ju tregojë sesi mund t’i përdorni lëvozhgat e vezëve.
1. Mbani larg parazitët në bime
Nëse bimët tuaja të preferuara janë pushtuar nga mizat, krimbat apo kërmijtë, thërrmoni disa lëvore vezësh dhe spërkatini ato përreth bimës tuaj. Parazitët nuk i pëlqejnë lëvozhgat e vezëve, kështu që do ju vijnë në ndihmë.
2. Ushqejnë tokën
Shtypni disa lëvozhga vezësh dhe groposini në tokë. Meqenëse janë plot me kalcium, ata do të sigurojnë një ushqim shtesë për bimët tuaja, informon abcnews.al.
3. Hidhini në një përzierje plehrash
Nëse keni lëvozhga vezësh, hidhini në një përzierje plehrash. Ato do të kompostohen shumë shpejt dhe plehu do të jetë i pasur me kalcium.
4. Bëni kafenë tuaj më të hidhur
A ju pëlqen kafeja e hidhur? Nëse po, shtoni disa copëza lëvozhge veze në mullirin tuaj të kafesë, informon abcnews.al.
5. Trajtoni lëkurën e irrituar
Copëtoni lëvozhgat e vezëve në një tas të vogël me uthull molle. Lëreni për dy ditë dhe më pas aplikojeni. Uthulla e mollës ndihmon që njollat e lëkurës tuaj të zbehen dhe lëkura juaj do të qetësohet nga acarimi ose dhimbja./e.b-abcnews.al