Cesare Prandelli nuk do të jetë më trajner i Fiorentinës dhe lajmi që po qarkullonte në mediat italiane pas humbjes kundër Milanit është konfirmuar. Giuseppe Iachini është emri më i lakuar për ta zëvendësuar. Sot klubi vjollcë ka dalë edhe me një komunikatë, përmes së cilës sqaron se Prandelli është dorëhequr.
“Fiorentina mund të konfirmojë se Cesare Prandelli ka dhënë dorëheqjen si trajner i skuadrës tonë. Prandelli e ofroi dorëheqjen ditën e martë dhe klubi e ka pranuar me trishtim vendimin e tij, duke ditur që arsyet e këtij vendimi shkojnë përtej futbollit.
Gjatë muajve të fundit Prandelli ka dhënë gjithçka si trajner, duke treguar edhe një herë lidhje e thellë që ai ka me Fiorentinën dhe qytetin e Firences.
Presidenti Rocco Commisso, drejtuesit më të lartë, skuadra dhe të gjithë tifozët e Fiorentinës do të donin ta falënderonin Prandellin dhe t’i uronin fat në aventurat e ardhshme, personalisht dhe profesionalisht”. /abcnews.al
Cesare Prandelli resigns as Fiorentina coach.
The details ⬇️ #Fiorentinahttps://t.co/kqvHh22GKZ
— ACF Fiorentina English (@ACFFiorentinaEN) March 23, 2021