Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teksa Europa po përballet me rritje të rasteve, Danimarka lehtëson masat anti-Covid

schedule14:21 - 23 Mars, 2021

schedule 14:21 - 23 Mars, 2021

Ndërsa Gjermania dhe vendet e tjera europiane po shtrëngojnë masat kundër Covid-19, Danimarka do të lehtësojë masat.

Të hënën qeveria e Danimarkës konfirmoi se do të lehtësonte masat e marra në prill dhe maj. Nga 6 Prilli, do të hapen shkollat ndërsa restorantet, teatrot dhe bizneset e tjera do të  rihapen një muaj më vonë.

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen  tha se shpreson të heqë pothuajse të gjitha kufizimet pasi të jenë vaksinuar të gjithë  personat nën 50 vjeç. Sidoqoftë, plani i  rihapjes së vendit vlen vetëm për njerëzit që janë të pajisur me një certifikatë vaksinimi.

Danimarka gradualisht ka lehtësuar masat e marra pasi normat e infeksionit kanë rënë. Ndërkohë  vende të tilla si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë shënuar  rritje të infeksioneve në javët e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!