“Titull i vjedhur, të gjithë e dinë”, tha Marco Van Basten, legjenda e Milanit dhe Holandës, për trofeun që Napoli mori në vitin 1990. Ish-sulmuesi i kuqezinjve ndezi polemikat dhe së fundmi ka folur edhe djali i Diego Maradona.
Diego Maradona Junior ishte mbrëmë pjesë e emisionit “Tiki Taka” në Italia Uno. Piero Chiambretti ishte ai që ngacmoi i pari në emision, duke u shprehur: “Van Basten tha që Napoli e vodhi atë titull. Si mund ta thotë diçka të tillë?”.
Diego Maradona Junior menjëherë shtoi: “Nuk do t’i përgjigjem Van Bastenit. Nuk dua të merrem me ndonjë gjyq. Mund të them vetëm se Napoli i atij sezoni ishte qartazi më superior”. /abcnews.al