Kupa e Kosovës ka mësuar çiftet gjysmëfinaliste dhe goglat kanë qenë të ashpra, duke e nxjerrë finalen që në këtë fazë të këtij kompeticioni.
Prishtina-Llapi është njëri çift dhe fituesja ka mundësinë të fitojë Kupën më pas, pasi në finale do të gjejë një skuadër të Ligës së Parë.
Istogu dhe Dukagjini, skuadra të divizionit të dytë, përballen mes tyre dhe do të tentojnë finalen, për të synuar më pas befasinë e madhe.
Kjo fazë e Kupës së Kosovës zhvillohet me dy ndeshje. Duelet e para luhen më 7 prill, kurse të kthimit më 21 prill. /abcnews.al