Krujë – Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës për shkak se janë kapur duke transportuar kanabis.
Sipas policisë të arrestuarit janë V. K., 29 vjeç, G. K., 25 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë dhe E. M., 25 vjeç, banues në Mat, Burrel.
Të arrestuarit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Luz, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, duke transportuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me një mjet tip “Benz”, rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Luzi”.
Sekuestrohen rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke transportuar lëndën narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua puna dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Luzi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. K., 29 vjeç, G. K., 25 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë dhe E. M., 25 vjeç, banues në Mat, Burrel.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Luz, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, duke transportuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me një mjet tip “Benz”, rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete dhe lënda narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.E.L/abcnews.al/