Erling Haaland ka kontratë me Dortmund deri në verën e vitit 2024. Verdhezinjtë e kanë të qartë që nuk mund të mbajnë aq gjatë në skuadër yllin norvegjez, por shpresojnë që ta kenë pjesë të tyre minimalisht edhe një sezon.
Që të ndodhë një gjë e tillë, skuadra gjermane duhet të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. AS raporton se sulmuesi 20-vjeçar i ka kërkuar agjentit Raiola që ta transferojë diku tjetër, nëse Dortmund nuk kualifikohet në Champions.
Për momentin, Haaland me shokë renditen në vend të pestë në Bundesligë, katër pikë larg zonës Champions League. Interesimi për goleadorin (33 gola dhe 8 asiste këtë sezon) është shumë i madh. Dëshira e tij është kalimi te Reali, ndërsa Dortmund kërkon 150 milion euro për kartonin e tij. /abcnews.al