9 persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë gjobitur në Marsejë pas festës së Karnavaleve pavarësisht kufizimeve të Covid-19.
Autoritetet thonë se rreth 6,500 njerëz morën pjesë në karnavalet e organizuara në qytetin francez të dielën. Pamjet e postuara në mediat sociale treguan turma me njerëz që nuk mbanin maska.
“Sjellja egoiste e disa njerëzve të papërgjegjshëm është e papranueshme. Ata do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre para gjykatës,” tha zëdhënësja e ministrisë së brendshme.
Franca ka regjistruar më shumë se 30,000 raste të reja për pesë ditë rresht dhe është vendi i dytë më i prekur në BE , pas Italisë.