Futën me forcë dhe dhunuan në mjetin e tyre një 25 vjeçar, 3 në pranga

schedule14:32 - 16 Shtator, 2018

schedule 14:32 - 16 Shtator, 2018

Tre persona u arrestuan nga policia e Elbasanit pasi morën me forcë dhe kërcënuan një 25 vjeçar. Sipas policisë lokale të arrestuarit janë Arben Raxha, 48 vjeç,  Bekim Raxha, 21 vjeç,  Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. /abcnews.al