Manchester City dhe Southampton janë dy skuadrat e parë që siguruan kualifikimin në gjysmëfinalet e FA Cup. Djemtë e Pep Guardiolës hasën vështirësi jashtë fushe kundër Everton, por ia dolën të fitojnë 0-2.
Golat e fitores u realizuan në gjashtë minutat e fundit të takimit. Ilkay Gundogan zhbllokoi takimin në minutën e 84-t, ndërsa Kevin De Bruyne vulosi kualifikimin në raundin tjetër në minutën e fundit të ndeshjes.
Në gjysmëfinale edhe Southampton. “Shenjtorët” triumfuan 0-3 në fushën e Bournemouth falë golave të Djenepo dhe Redmond (2x). Dy ndeshjet e tjera çerekfinale luhen nesër: Chelsea-Sheffield United dhe Leicester-United. /abcnews.al

