Fitorja ndaj Atalantës dhe kualifikimi në çerekfinalet e Champions League ka shtuar entuziazmin te Real Madrid, që sot siguroi një tjetër fitore. Kampionët në fuqi dolën me tre pikë nga transferta e komplikuar kundër Celta Vigos.
FINAL #CeltaRealMadrid 1-3
??? ¡Doblete y asistencia de @Benzema y victoria del @realmadrid en Vigo! #ResultadosLS #LaLigaSantander pic.twitter.com/qh6I1Zz9M2
— LaLiga (@LaLiga) March 20, 2021
1-3 për skuadrën e Zidane përfundoi takimi i luajtur në Galici. Karim Benzema konfirmon formën e mrekullueshme që po kalon. Sulmuesi francez realizoi dy golat e fitores në pjesën e parë dhe numëron 17 gola sezonalë në La Liga.
Vendasit rihapën takimin me golin me kokë të Santi Mina në fundin e pjesës së parë, por vetëm kaq. Reali menaxhoi ndeshjen në pjesën e dytë, realizoi golin e tretë në minutat shtesë me anë të Marco Asensios dhe siguroi tre pikë të rëndësishme për garën për titullin. Diferenca me Atleticon kryesuese ka shkuar 3 pikë. /abcnews.al

