Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi vijojnë duelin në distancë për titullin kampion, pasi të dyja kanë fituar në transferta dhe diferenca mes tyre mbetet shtatë pikë. Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin tenistik 6-1 kundër Vardarit, skuadër me të cilën kanë rivalizuar për titull vitet e fundit.
Skuadra e Ernest Gjokës u gjend shumë shpejt në disavantazh, por reagoi duke barazuar me Ramadanin. Më pas Ibraimi realizoi dy gola dhe e zgjidhi ndeshjen, për t’i lënë radhën Doriev, Hebajt dhe Elezit, që i çuan shifrat në 1-6.
Fitore me shumë vlera edhe për Shkupin, që me përmbysje kaloi skuadrën e Sileks. Ndeshja mbaroi 1-3 dhe për ekipin shqiptar realizuan tre lojtarë të huaj. Rwatubyaye shënoi i pari, ndërsa Diack e kaloi Shkupin në avantazh. “Vulën” në fund e vuri Reginaldo.
Dy skuadrat e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut u mposhtën sot. Renova e pësoi nga Makedonija GP në shtëpi, edhe pse shënoi e para me Shefit Shefitin. Struga luante në transfertë dhe humbi me rezultatin minimal 1-0 me Akademija Pandev në Strumicë. /abcnews.al
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – Java 24
Renova-Makedonija GP 1-2
Shënues: Shefiti 16’ / Aleksovski 36’, Da Silva 93’
Sileks-Shkupi 1-3
Shënues: Karakamisev 15’ / Rwatubyaye 38’, Diack 70’, Reginaldo 88’
Vardar-Shkëndija 1-5
Shënues: Mirchevski 11’ / Ramadani 27’, Ibraimi 34’, 49’, Doriev 55’, Hebaj 69’, Elezi 90’
Akademija Pandev-Struga Trim & Lum 1-0
Belasica-Rabotnicki 1-0