Hapet 6 muaj pas inaugurimit shtëpia muze e At Gjergj Fishtës

schedule15:59 - 20 Mars, 2021

schedule 15:59 - 20 Mars, 2021

Nga Gjergji Figuri

Gjashtë muaj pas inaugurimit është hapur shtëpia e At Gjergj Fishtës.

Shtëpia në fshatin Fishtë do të jetë çdo ditë e hapur nga ora 13 deri në 17, kjo iniciativë është marrë përsipër nga infermieria Ornela Ndoka e cila është stërmbesë e poetit që do të udhëheqë guidën tuaj ndërsa vizitoni këtë shtëpi.

Ornela Ndoka bën dhe rolin e cicerones.

“Jam ofruar vullnetarisht meqë jam dhe strëmbesa e Gjergj Fishtës e kam edhe si obligim. Mundohem t’ju shpjegoj vizitorëve historinë e Gjergj Fishtës dhe tju shpjegoj dokumentat që kemi këtu”, thotë ajo.

Ornela na shoqëron në të gjitha ambientet e këtij muzeu.

“Në fillim kemi dhomën e ndenjes. Kemi disa vëllime të Fishtës. Kemi dhe disa punime të bëra nga qeramika e krajnit që i kanë dhuruar vizitorët. Është dhoma e parë ku priteshin miqtë”, shpjegon ajo.

Këtu është dhoma e fjetjes së Fishtës kur u kthye nga studimet ka fjetur këtu. Është shtëpia ku ka lindur se Gjergj Fishta ka banuar tek nipi i tij”, thotë Ornela.

Në këtë dollap ruhet me fanatizëm dhe vëllimi  parë origjinal i Lahutës së Malësisë.

“Është e trashëguar nga stërgjyshi im Mark Fishta që është nipi i Gjergj Fishtës. Vetë Gjergj Fishta ja ka bërë dhuratë. Për këtë Fishta ka punuar nga viti 1905 dhe e përfundoi në 1937. Ka dhe shënime po duhet dikush ta deshifrojë tamam se pak fjalë kuptohen. Ishte e vështirë të ruhej nga diktatura dhe Mark Fishta kishte frikë nga diktatura por prapë e ka ruajtur. Është dëmtuar se ka kaluar dorë më dorë”, thotë Ornela.

Kjo derë u hap në orën 13:0. Ka mbërritur dhe vizitori I parë. Thotë se ndihet I vogël para Fishtës.

“Shtëpia në masa duket e vogël por unë brenda saj duke më i vogël. Më kujtohet thënia  Nënë Terezës, me dashuri të madhe mund të bëjmë gjëra të vogla, nga një shtëpi e vogël mund të lindin njerëz të mëdhenj”.

Kjo shtëpi muze ka vetëm një javë që është hapur dhe vizitorët kanë qenë të shumtë.

Kanë ardhur shumë vizitorë, interesi për këtë shtëpi ka qenë gjithnjë i madh, por pas rikonstruksionit dhe hapjes se derës për të pritur vizitorë ky numër sa vjen dhe rritet. Si shqiptarë dhe kosovarë.

Pavarësisht se Ministria e Kulturës u mjaftua vetem me rikonstruktimin e shtëpisë se Fishtës, të cilën e inauguroi në tetorin e vitit të shkuar përmes një ceremonie të blinduar ku nuk u lanë të hyjnë brenda as pasardhësit e Fishtës, dyert e saj për vizitorë u hapën vetëm pak ditë më parë me vullnet personal të pasardhëses së tij. Ndërsa një biznes agroturizmi i zonës ka marrë përsipër ta pasurojë me dokumenta apo elementë që mungojë në këtë shtëpi muze. Për tu bërë e mundur kjo ka nisur bashkëpunimin me muzeun Marubi. /abcnews.al