“Duan punë duke qëndruar në kafe”, Kryemadhi: Kemi një kryeministër që e shtyn rininë të emigrojë

schedule11:22 - 20 Mars, 2021

schedule 11:22 - 20 Mars, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë vtë shtunë në kuadër të fushatës zgjedhore të 25 prillit ka qenë në Fier.

Kryemadhi nga Fieri i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili tha se “problemi” i papunësisë në Shqipëri është se “disa duan punë duke ndenjur në kafe”.

Ndërkohë në përgjigjen e saj kryemadhi thekson se me këtë deklaratë kryeministri po e nxit shpopullimin e vendit dhe largimin e të rinjve me profesione të rëndësishme nga Shqipëria.

“Ajo që më shumë përshtypje, revolta ime ndaj një individi të tillë, që në fakt nuk është më revoltë por është neveri, qe thotë se të rinjtë e të rejat rrinë në kafe se punë ka e do marim të rinj të huaj nga jashtë. Si mund të rrish në kafe ku të rinj e të reja po ikin jashtë ku familjet kanë harxhuar para për të marrë diplomën e fëmijëve, nuk është se është turp për të punuar por kur je inxhinier nafte e të punosh kamarier, kur je ekonomist e të punosh recepsionist, s’mund të thuash që s’ka vende pune.

Pra ne kemi një kryeministër që e shtyn rininë tonë të ikë në emigracion që stimulon shpopullimin, largon të rinjtë e të rejat nga Shqipëria e sjell njerëz që nuk kanë asnjë lidhje emocionale, historie e kulturore me Shqipërinë.

S’mund ta quaja nacionaliste, se nuk mendoj që ka njeri nga ne të lejojë të hyjë një njeri në shtëpitë tona, dhe Shqipëria s’mund të jetë han pa porta ku mund të hyjnë e të dalin sa të duan, se duam apo s’duam kemi luftuar për të, është një vend që kemi kontribuuar të gjithë, s’mund të lejojmë të rinjtë e e të rejat të largohen”,  ka thënë Kryemadhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!