Ka mundësinë e fundit për të fituar para, Werder Bremen i hap rrugën Rashicës

schedule11:37 - 20 Mars, 2021

schedule 11:37 - 20 Mars, 2021

Anësori i Werder Bremen, Milot Rashica, është shumë pranë largimit nga klubi gjerman. Sipas raportimit të “BILD”, shqiptari që luan për përfaqësuesen e Kosovës do të vendoset në merkato gjatë verës dhe Werder do të mirëpresë çdo ofertë që do të vijë në drejtim të tij.

Kujtojmë që kontrata e 24-vjeçarit përfundon në vitin 2022 dhe drejtuesit e klubit nuk kërkojë të rrezikojnë për ta humbur sulmuesin me parametra zero. Ata duan të përfitojnë sa më shumë para nga shitja e tij, pasi kartoni i Rashicës vlerësohet diku te 12 milionë euro.

Deri më tani interesimi më i madh ka ardhur nga Aston Villa, të cilët po e monitorojnë me kujdes situatën e lojtarit. Gjithsesi, më shumë pritet të mësojmë gjatë verës, kur do të vijë dhe oferta zyrtare e klubit anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!