Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Diktatura” e Maduros dhe një vend i gjunjëzuar

schedule21:14 - 15 Shtator, 2018

schedule 21:14 - 15 Shtator, 2018

Sekretari i përgjithshëm i organizatës së shteteve amerikane, Almagro, nuk ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Venezuelë për të rrëzuar nga pushteti presidentin Maduro.

Luis Almagro, sekretar i përgjithshëm i organizatë së shteteve amerikane, u shpreh se nuk e përjashton idenë e një ndërhyrjeje ushtarake në Venezuelë për të rrëzuar nga pushteti presidentin Maduro. Ai e akuzon kreun e shtetit për shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime kundër njerëzimit.

Almagro ka vizituar një qytet të Kolumbisë ku shumë venezuelianë kalojnë kufirin. Aktualisht janë më shumë se një million persona që po kërkojnë strehim në vendet në kufi me Venezuelën. Ai u shpreh se përballë vuajtjes së kaq shumë njerëzve, duhen veprime diplomatike më të qarta dhe se nuk duhet përjashtuar asnjë lloj ndërhyrjeje.

Almagro theksoi se ishte i bindur që mund të duhet dhe një ndërhyrje ushtarake sidomos pasi Maduro ka refuzuar të marrë ndihma humanitare në një moment që vendi është gjunjëzuar nga kriza ekonomike. Sipas të dhënave të fundit të kombeve të bashkuara, nga viti 2014 janë më shumë se 2.3 milionë venezuelianë që kanë braktisur vendin si pasojë e krizës ekenomike. Poroe Madura nga ana e tij akuzon organizatën e shteteve ameriakne për ndërhyrje në punët e brendshme. Kolumbia pritet të propozijë në asamblenë e ardhshme të përgjithshme të kombeve të bashkuara, emërimin e një të dërguari special që të koordinojë masat special që duhet të ndërmerren me urgjencë në Venezuelë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!