Horoskopi, 15 shtator 2018

schedule09:36 - 15 Shtator, 2018

schedule 09:36 - 15 Shtator, 2018

Dashi
Sot do të jeni të pavendosur, gjë e cila nuk ndodh zakonisht tek ju. Kjo situatë do t’ju çojë nëpër spekulime të ndryshme, në vetëvete kjo nuk është diçka e keqe, për sa kohë nuk vendosni të gjithë financat tuaja në mes. Gjithashtu bëni kujdes që të mos kini pritshmëri të larta në dashuri dhe marrëdhënie.

Demi
Sot pritet të takoni një person i cili ju provokon dhe do të përpiqet t’ju acarojë nervat. Sugjerohet që të përmbaheni dhe mos të kërkoni shpagim pasi mund të dilni jashtë natyrës suaj mirëbërëse. Qëndroni të qetë dhe përgjigjuni në një mënyrë që të japë përfitime ndaj karakterit tuaj të paqtë.

Binjakët
Sot do të jeni në një humor ekstremisht emocional dhe romantik. Mund të jeni të shqetësuar për marrëdhëniet tuaja personale, shëndetit, dietën, karrierën etj. Duhet të kujdeseni që të mos përthithni stres të panevojshëm dhe kujdesuni për gjendjen tuaj shëndetësore.

Gaforrja
Sot do të jetë një ditë shumë favorizuese për ju. Do të keni ndjesi lumturie dhe gëzimi në lidhje me sendet tuaja të çmuara. Mund keni një histori dashuri në sfond ose një ndjesi të fortë romantike për dikë. Një ditë fantastike për të dashuruarit. Do të krijoni kontakte të reja.

Luani
Pjesa e parë e ditës do t’ju gjejë të zënë me punë. Ditë përfituese për ata që janë të vetëpunësuar. Shtëpiaket do të jenë jashtëzakonisht të zëna me çështjet e shtëpisë. Megjithatë, do të keni mundësi që të punoni sipas dëshirave tuaja.

Virgjëresha
Miqtë dhe njerëzit e afërt do të zënë një pjesë të mirë të ditës suaj sot. Studentet duhet që të fokusohen më shumë tek të mësuarit e tyre pasi provime të rëndësishme po vijnë dhe duhet që ta balancojnë mirë kohën e studimit dhe kohën e argëtimit. Përgjithësisht do të jetë një ditë ku mund të çlodheni.

Peshorja
Duhet të kini kujdes nga shpenzimet e tepërta. Ata të cilët kanë marrëdhënie të ndryshmë me njerëz jashtë shtetit mund të kenë përfitime nga ta. Sugjerohet qe në çdo moment të mbeteni optimistë.

Akrepi
Pritet të ndodhin ngjarje që do t’ju bëjnë të thoni “është një ëndërr e bërë realitet”. Shtëpia juaj madhështore mund të jetë gati ose mund të merrni çelësat e makinës që keni dashur gjithmonë. Do të keni një festë të madhe ku do të ndani dhurata me personat më të dashur. Gjithësesi, sigurohuni që të mos mbeteni trokë.

Shigjetari
Sot do të ndiheni si të ngecur në një rugë qorre. Niveli juaj i energjisë dhe entuziazmit është konsumuar për shkak të rutinës së përditshme. Pritet një ditë ku do të ndiheni dembelë, ndaj sugjerohet që ta lini të kalojë qëtësisht dhe të prisni për një të nesërme më të mirë.

Bricjapi
Një ditë e mbarë nis me një fillim të mbarë. Për ju do të jetë një ditë produktive për shkak se do e nisni atë me pozitivitet. Përkushtimi juaj i madh do të bëjë që të ecni para të tjerëve. Problemet që keni patur me personin e zemrës, të paktën për sot do të ndalojnë. Ndërsa për çiftet që kanë një martesë të lumtur do të vazhdojnë të shijojnë bekimet e tyre.

Ujori
Sot kupidi mund të jetë në anën tuaj. Beqarët mund të ndjejnë dëshirën për të ndërtuar një romancë. Personat në çift do të kalojnë kohë me partnerin e tyre. Sugjerohet të futeni në retrospektivë dhe rikujtoni momente të bukura e të hapni një album fotosh të vjetra.

Peshqit
Vullneti për të punuar do të ndikojë që ti bëni ballë situatave të vështira sot. Energjia juaj do të jetë e pashterueshme dhe entuziazmi që keni do t’ju bëjë të admirueshëm, përfitoni sa më shumë nga kjo ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!