Pandemia “prek” turizmin kulturor, 72% vizitorë më pak në Vlorë

schedule18:06 - 19 Mars, 2021

schedule 18:06 - 19 Mars, 2021

41 mijë turistë më pak vizituan monumentet e kultit dhe të kulturës në Vlorë, gjatë vitit 2020.

Orges Feimi kreu i Monumenteve të Kulturës, thotë se mbyllja e kufijve solli uljen e numrit të vizitorëve.

“Kemi pasur një rënie të konsiderueshme të  numrit të vizitorëve. Konkretisht për vitin 2020 në raport me 2019, ka pasur 41 mijë vizitorë më pak, ose 85 % më pak vizitorë në të gjithë sitet tonë. Në raport me vizitorët e huaj kemi pasur 21 mijë më pak, 74 % më pak, ndërsa vizitorë vendas janë rreth 64 %, pra 12 mijë e 200 vizitorë më pak”, u shpreh ai.

Po ashtu edhe humbjet kanë qenë të konsiderueshme.

“Nëse këtë e përkthejmë në të ardhura janë 82 % më pak, ndërsa në vlerë monetarë janë 4.2 milion lekë të reja më pak”, tregon ai.

86 monumentet e kulturës , arkeologjike dhe të kultit në Qarkun e Vlorës kanë njohur gjatë viti që lamë pas numrin më të ulët të vizitorëve në 5-vjeçarin e fundit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!