Jeton me mamin dhe nuk punon, nëna padit djalin e saj 50-vjeçar

schedule21:05 - 18 Mars, 2021

schedule 21:05 - 18 Mars, 2021

Një 50-vjeçar italian në qytetin e Torinos, i cili jeton ende me nënën e tij, nuk punon dhe as nuk e ndihmon me punët e shtëpisë. Si pasojë, ajo ka vendosur që ta padisë.

E mërzitur me të birin që nuk po largohet nga shtëpia, gruaja fitoi gjyqin dhe tashmë 50-vjeçari duhet të gjejë një banesë tjetër.

Gjykatësi e konsideroi “parazitare” qëndrimin e burrit në shtëpinë e nënës, e cila fillimisht ishte ankuar në polici dhe më pas i ishte drejtuar gjykatës.

“Më ndihmoni të largoj djalin nga shtëpia, dua të jetoj e qetë. Nuk mund ta mbaj unë gjithë jetën. I kam ofruar edhe 400 euro në muaj vetëm që të ikë, por nuk pranon”, ishin fjalët e gruas./abcnews.al