Video/ Plagoset në gjumë 77 vjeçari në Divjakë, familjarët: E qëlloi RENEA

schedule11:30 - 14 Shtator, 2018

schedule 11:30 - 14 Shtator, 2018

Një 77 vjeçar është plagosur në kokë me armë zjarri në rrethana të paqarta në fshatin Remas të Lushnjës gjatë një operacioni që forcat speciale të RENEA-s po kryenin në zonë. Aksioni është zhvilluar në orën 04.00 të mëngjesit në të paktën 7 shtëpi të fisit Lika.

Sipas familjarëve, forcat RENEA kanë shtënë me armë, duke plagosur në kokë shtetasin Haxhi Lika, në kohën që ky i fundit sipas tyre ndodhej në gjumë. I plagosuri u transportua në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore. Në këtë aksion mësohet se janë ndaluar dy vëllezër Martin dhe Arben Lika.

Ndërkohë, sipas burimeve të tvklan.al forcat speciale RENEA e ndërmorën operacionin e paradites së sotme në Remas të Lushnjes, pas dyshimeve se në këtë fshat fshiheshin autorët e masakrës së Lushnjes./abcnews.al