Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po i japin një tjetër mundësi njëri-tjetrit. Megjithëse javën e kaluar u raportua se dyshja e famshme kishin vendosur t’i jepnin fund fejesës, ata u panë duke u puthur gjatë një fundjave që kaluan së bashku në Republikën Dominikane.
“Ata kaluan disa ditë të shkëlqyera në Republikën Dominikane. Ata vazhdojnë të punojnë përmes gjërave. Kjo është status quo-ja tani. Ata janë bashkë.”, tha një burim për Page Six. Burimi konfirmoi se dyshja zhvilluan një bisedë një ditë para se të lëshonin deklaratën se nuk ishin ndarë dhe “po punonin për disa gjëra”.
45-vjeçari u nis më pas drejt vendit ku po qëndron ylli i muzikës. “Çfarëdo që të ketë ndodhur të Premten, që prej natës kur kanë folur, kanë parë njëri-tjetrin dhe po punojnë – nga sot ata janë së bashku. Këtu janë ata sot. Pavarësisht përplasjes, ata vendosën që do të provojnë të jenë sërish bashkë.”, tha një burim i njohur me çiftin për Page Six. /abcnews.al