31-vjeçarja e sëmurë me Covid që prej marsit të 2020 rrëfen vuajtjet përgjatë një viti

schedule09:39 - 18 Mars, 2021

schedule 09:39 - 18 Mars, 2021

Nga The Indepedent

Amy Durant, 31 vjeç, nga Surrey, ka qenë e sëmundje më Covid-19 që prej marsit të 2020. Një raport i publikuar së fundmi tregon se, të paktën 10% e njerëzve të infektuar me Covid-19 vuajnë simptoma prej muajsh, dhe kjo është më e zakonshme te gratë dhe fëmijët. Po si është të kesh virusin kaq gjatë? Durant ka ndarë historinë e saj.

Unë paër herë të parë kam patur simptoma të koronavirusit më 14 mars, vitin e kaluar. Nuk e di ku e mora sepse unë e kujdesshme, dilja pak. Me shumë mundësi e mora nga supermaketi. Ndoshi para bllokimit të parë, njerëzit nuk vinin maska dhe ndjenja e përgjithshme ishte se nuk ishte aq e përhapur në popullatë, veçanërisht jashtë qyteteve.

Jetoj me dy njerëz që mendoja se ishin veçanërisht të prekshëm; gjyshja ime 92-vjeçare dhe partneri im, i cili ka diabet të tipit 1. Unë i personi i vetëm në shtëpi që nuk shqetësohesha pasi në atë kohë thuhej se të rinjtë e shëndetshëm rrezikohen shumë pak nga virusi.

Sapo fillova të kisha simptoma, temperaturë të lartë, dhimbje në të gjithë trupin dhe më vonë kollë, u binda se kisha Covid. Megjithëse nuk mund të testohesha atëherë (u diagnostikova në korrik përmes një testi të antitrupave) kurrë në jetën time nuk kisha pasur temperaturë aq të lartë.  Unë vërtet nuk sëmurem dhe nuk kam pasur ndonjë problem shëndetësor, edhe pse më vonë u me tiroiditin Hashimoto. Nuk e di nëse kjo i parapriu Covidit.

Kur simptomat filluan, unë i kërkova babait tim të vinte të merrte gjyshen për ta mbajtur të sigurt. Për fat të keq, ajo dhe babai im e morën nga unë. Fatmirësisht u rikuperuan shpejt. Partneri im me diabet, të cilin vazhdova ta izoloja, kurrë nuk tregoi ndonjë simptomë.

Ditët e para nuk mund të ngrihesha nga shtrati dhe nuk haja asgjë. Këto simptoma akute zgjatën disa ditë, frymëmarrja ishte e vështirë dhe gjoksi ndihej vërtet i ngushtë. U përpoqa të kërkoja ndihmë mjekësore, por do të ishte një pritje e gjatë. Nëse do të të përgjigjeshin, pyetja e tyre do të ishte: “A mund ta përqendroni shikimin në Tv?” Nëse përgjigjja do të ishte po, do ju thoshin se nuk jeni për spital. Ishte goxha traumatike.

Unë ecja nëpër dhoma për t’u ndjerë më mirë. Deri në prill ende nuk isha shëruar dhe frymëmarrja ime ishte përkeqësuar shumë. Në  një situatë të tillë, telefonoj sërish 111 për herë të tretë. Ata dërguan një ambulancë kur dëgjuan zërin tim. Shërbimet e ndihmës erdhën, kontrolluan statistikat e mia të oksigjenit dhe më rekomanduan të qëndroja në shtëpi në vend që të shkoja në spitalin e mbushur plot me të sëmurë me Covid.

Pastaj unë fillova të ndjehesha më mirë dhe fillova ta shtyj veten për t’u rikuperuar me shpejt. Dilja jashtë dhe disa gjëra i përsërisja disa herë që të isha aktive. Truri im u ndje mirë, kështu që u përpoqa të punoja përsëri. Unë jam e vetëpunësuar dhe punoj nga shtëpia, pa ditur rrezikun e komplikimeve post virale. Thjesht po përpiqesha të kthehesha në gjendje normale dhe nuk e kuptova se kishte ndonjë rrezik për t’i bërë gjërat shumë shpejt.

Kur erdhi qershori, lodhja dhe mjegulla e trurit u rikthyen sërish. Ndonjëherë në mëngjes zgjohesha, ngrihesha nga shtrati, por isha aq e lodhur sa shkoja sërish të flija. Gjërat që normalisht i bëja lehtësisht, më lodhnin shumë shpejt. Mjegulla e trurit ndihej si një presion i fortë në kokën time. Nuk mund të lexoj, nuk mund të gatuaja, nuk mund të bëjë asgjë sepse nuk kisha përqendrim. Nuk mund të shkoja as në dush apo të ngjisja e të zbrisja shkallët.

Disa muaj më vonë, nga fundi i verës, gjërat në trurin u ngatërruan shumë. Përdorja fjalë të gabuara në fjali pa e kuptuar dhe nuk mund të shkruaja. Isha e shqetësuar, sepse nuk mund të dilja as nga dhoma, jo më nga shtëpia. Zgjohesha dhe nevoja ime ishte për t’u rikthyer sërish në shtrat.

Ndonjëherë ndihesha mirë. Në nëntor dhe dhjetor u ngrita dhe po punoja që të ndjehesha optimiste, por u riktheva në të njëjtën gjendje në 2021. Padyshim që pushimi ndihmon, dhe kjo do të thotë pushim mendor, si dhe pushim fizik, por është kaq e vështirë të kesh ekuilibër midis ndihmës për shërim dhe të mos qenit i mjerë. Unë kam kaluar nga të qenit nga shumë e pavarur në një person që nuk mund të përballojë më asgjë.

Dje, gati 12 muaj pasi u sëmura për herë të parë, ishte një ditë me diell dhe doja të dilja jashtë, por kur u ngrita në këmbë isha e trullosur dhe nuk mund të mbushesha me frymë. Nuk mundesha as të vishesha. Kjo më mërziti shumë dhe e urreva humbjen e asaj dite të këndshme, duke qëndruar përsëri në dhomën time.

Kam bërë shumë vizita, analiza gjaku, skanime dhe një referim në një shërbim të frymëmarrjes, i cili tregoi disa probleme në mushkëritë e mia. Mjekët besojnë se është shkaktuar nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe nuk e dinë edhe sa do të zgjasë. Edhe në këto analiza jam ndjerë mjaft e braktisur nga mjekët, pas dy refuzimeve për t’u shtruar në spitalet Covid.

Pas disa ditësh bëj një vit të plotë me Covid të gjatë. Ndoshta, po të isha në një moshë tjetër, do mund të ndihesha më lehtë ta vija jetën në pritje për një vit të plotë, të bëja një vit pushim dhe të shërohesha. Por në moshën time, kjo nuk është një mundësi. Kam shumë gjëra për të bërë. Nuk mund të fikesh kështu kaq thjesht nga jeta. Mendoj se pas disa muajsh, kur njerëzit të kthehen në normalitet, për ata me Covid të gjatë si unë, nuk do të jetë njësoj.

Ky vit nuk ka qenë i lehtë. Ndërsa njerëzit po bëjnë plane dhe kërkojnë të bëjnë gjëra, unë thjesht nuk mund të angazhohem. Nuk e di sesi do të ndihem javën e ardhshme, e lëre më muaj më vonë apo më shumë. Jeta ime është e panjohur, por unë ende kam shpresë se do të ndryshojë përsëri. Po e marr ditën siç vjen dhe nuk po përqendrohem tek e ardhmja. Është e vështirë për njerëzit ta kuptojnë, kur nuk kanë përjetuar një sëmundje të ngjashme. Ndihem e zemëruar sepse mendoj se jam keqinformuar në fillim të pandemisë dhe mungesa e udhëzimeve të forta në fillim të pandemisë më vunë në këtë pozicion. Jeta ime ka ndryshuar shumë nga Covidi i gjatë. Unë ende shpresoj se jeta ime do të ndryshojë, por se kur, nuk e di./Përshtati nga The Indepedent, e.b-abcnews.al