Merkato e verës së ardhshme parashikohet e zjarrtë. Një nga emrat që mund të ndërrojë skuadër është Erling Haaland. 20-vjeçari po shkëlqen me Dortmund, ekip me të cilin po shënon me një mesatare të frikshme.
Klubi gjerman kërkon 150 milion euro për ta lënë të lirë, teksa El Chiringuito thekson se dëshira e madhe e norvegjezit është Real Madrid. Haaland ka shkuar edhe më tej, duke rritur shpresat e tifozëve të “Los Blancos”.
Sulmuesi i talentuar nuk i ka kursyer pëlqimet në dy postime të Sergio Ramos dhe Vinicius Junior, nga festa e fitores me Atalantën në Champions League. Dëshira e tij e madhe është të luajë në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm. /abcnews.al