Partia Demokratike do të publikojë nesër një tjetër skandal që ka të bëjë me afera korruptive të qeverisë. Kështu u shpreh në një intervistë në studion e “Mbrëmje në ABC News” deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, cili tha që do të dalin fakte për implikimin e Ramës dhe Xhafës në aferë për pastrim parash. Pa dhënë shumë detaje, ai tha se do ketë një dokument me firmën e Ramës, ku është përfshirë ministri Xhafaj dhe vëllai i kryeministrit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për pastrim parash përmes lojërave të fatit.
Alibeaj foli për vetingun në politikë duke iu përgjigjur edhe kreut të grupit socialist Taulant Balla, i cili tha se nisma e opozitës për Veting të politikës, nuk mund të ndodhë, pasi reforma në drejtësi e votuar dy vite më parë në Kuvend ia njeh këtë të drejtë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Sipas Alibeajt qytetarët shqiptarë e kanë këtë të drejtë ta kërkojnë këtë filtër paraprak.
“Në 2016 u miratua që vetingut t’i nënshtrohen gjyqtarët dhe prokurorët. Çështë vetingu? I pari është të justfikosh pasurinë. Duhet që në fund të një periudhe të caktuar të kesh aq pasuri sa paga që merr që nëse ke pasuri me shumë se paga ka dicka që nuk shkon dhe kjo pasuri e tepërt e pajustifikuar është në lidhje të paligjshme.
Së dyti lidhja me krimin, një prokuror, minsitër, kryeministër, detyrën parësore kanë të luftojnë krimin dhe shkelësit e ligjit që nëse gjenden se kanë lidhje me krimin nuk meritojnë të jenë as në qeveris as në drejtësi
Vetingu në politike kërkon deputetë, ministra, kryeministra. Pse nuk e bën ky ligj, jo, sespe duhet që bara e proves është barrë e politikanëve. Qytetarët shqiptarë e kanë këtë të drejtë t’ia kërkojnë këtë filtër paraprak”.
Deputeti demokrat foli gjithashtu edhe për aksionin opozitar dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve. /abcnews.al