Aktori i njohur Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij, Hilaria, u bënë me një vajzë dy javë më parë të quajtur Lucija, vetëm pesë muaj pasi Hilaria solli në jetë një djalë, Edward-in.
Sipas “Daily Mail”, kjo gjë që i çuditi fansat e tyre dhe kërkuan një shpjegim.
“Si janë dy fëmijë në 5 muaj?!”, “Dy lindje nga shtatori deri më tani? Po ju njerëz? Na shpjegoni se çfarë po ndodh”,“Jam në shok”, janë vetëm disa nga komentet e shumta.
Ndërkohë aktori u ofendua shumë nga pyetjet e shumta dhe së fundmi ua sqaroi dyshimet fansave.
Çifti morën vajzën e tyre, Lucija, me ndihmën e një nëne zëvendësuese, tha Alec.
“Unë u them njerëzve se gruaja ime është koleksioniste. Disa mbledhin makina, disa mbledhin orë, vepra arti. Gruaja ime mbledh bebe. Ajo i do foshnjat”, tha Baldwin në emisionin “Ellen Degeners” disa muaj më parë./abcnews.al