Tjetër rast me koronavirus tek Interi. Diten e djeshme rezultoi Danilo D’Ambrosio pozitiv me Covid-19, teksa të njëjtin fat ka pësuar edhe Samir Handanovic.
Portieri dhe kapiteni i skuadrës zikaltër të Antonio Contes, ka nisur menjëherë karantinën sapo ka marrë përgjigjen e testit të kryer.
#Inter, il comunicato del club: #Handanovic positivo al covid https://t.co/SeVqIkdteS
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) March 17, 2021
36-vjeçari slloven do të mungojë në duelin e radhës në kampionat. Interi pret Sassuolon në “San Siro” ditën e shtunë, ndeshje që nis prej orës 20:45. /abcnews.al