Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.
Gjithashtu ai shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.
Tensioni i lartë i gjakut trajtohet me medikamente por edhe nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor që nuk përfshin ushqime të shpejta e të përpunuara.
Sipas agroweb.org, frutat dhe perimet janë ndër më të rekomanduarat për uljen e tensionit të lartë.
Një ndër ta është edhe fiku, të cilin mund ta përfshini në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.
Ju mund të merrni disa fiq të thatë, t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas lëngun e tyre ta pini esëll në mëngjes. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij.
Fiqtë e freskët mund t’i hani në mëngjes duke i përzier me drithëra ose nëpërmjet vakteve./abcnews.al