Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se është e qartë se ekziston rreziku i destabilizimit të procesit zgjedhor, duke ia faturuar këtë situatë Partisë Demokratike për shkak se sipas tij, humbja e tyre po afron çdo ditë. Rama u shpreh se Basha mbledh tufa njerëzish gjoja spontane dhe vetë hipën në makinë për t’i shpëtuar virusit, por theksoi se këto tufa do të jenë viktimat e para të politikës që synon të ndjekë Partia Demokratike.
“Ajo që ofrohet nga PD është një përmbysje e plotë e parimit dhe shkuarje në drejtim të kundër me interesat e atyre që mblidhen për të shpërndarë COVID me dy gishta. Ata që janë në tufat gjoja spontane janë viktimat e para të kësaj politike nëse PD do merrte mandatin pa llogaritur që
Basha nuk është Basha. Lulzim Basha nuk është rrezik për demokracinë dhe drejtësinë por mishëron rrezikun që përfaqësojnë ata që e kanë Lulzim Bashën manekin në duart e tyre. Lulzim Basha nënshkruan kontratë absurde për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij.
Nga ana tjetër është e qartë që rreziku i destabilizimit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron gjithmonë e më shumë është prezent. Ata që mbështesin verbërisht PD dhe përfaqësojnë ato kategori që ne i mbrojmë të bëjnë reflektimin e tyre.
Ata që bëhen pararojë të këtyre shfaqjeve të mos shkojnë deri në sakrifikimin e vetes dhe njerëzve të tyre duke u mbledhur rreth veturës së Lulit, i cili ruhet duke hipur në makinë dhe i shmanget fluturimit të virusit nga supi në sup dhe nga goja në gojë”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al