Ç’po ndodh mes J-Rod? Veprimi i fundit i Alex Rodriguez hedh dyshime mbi ndarjen me J.Lo

schedule07:35 - 16 Mars, 2021

schedule 07:35 - 16 Mars, 2021

Alex Rodriguez nuk po lejon që thashethemet e fundit për ndarjen nga Jennifer Lopez të ndikojnë në lumturinë e tij. Rodriguez ka udhëtuar për në Republikën Dominikane, për të qenë pranë të fejuarës pasi hodhi poshtë thashethemet se i kanë dhënë fund fejesës dy vjeçare.

45 vjeçari ndau një fotografi nga Karaibet duke etiketuar dhe këngëtaren. Ky reagim i tij vjen një ditë pasi J.Lo ironizoi lajmet për ndarjen përmes një videoje me titujt që shkruheshin për ta, ku shkruante: “Lista e mëngjesit të së dielës”.

https://streamable.com/vupcrr

Lajmet se çifti i kishte dhënë fund fejesës shpërthyen të premten, ndërsa u spekulua se shkak ishte bërë Madison LeCroy, e cila është përfolur së fundmi për një romancë me Alex-in. Por gjatë fundjavës çifti iu përgjigj thashethemeve dhe konfirmoi se janë ende së bashku.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë: “Ne po punojmë për disa gjëra”. Po atë ditë, Rodriguez u fotografua në Miami ku u shpreh për gazetarët se nuk ishte beqar. Një burim tha se ata po përjetonin një krizë por nuk ishin ndarë përfundimisht. Ata gjithashtu mohuan spekulimet se mes tyre ka ndërhyrë një i tretë. /abcnews.al

Jennifer Lopez, Alex Rodriguez deny reports of split

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!