Superiore U21/ Laçi nuk gabon, fitore tenistike për Vllazninë e Kastriotin

schedule14:59 - 15 Mars, 2021

schedule 14:59 - 15 Mars, 2021

Është luajtur java e 15-të e kampionatit të 21-vjeçarëve. Laçi vazhdon të tregojë formë të mirë dhe sot mori fitoren e radhës. Bardhezinjtë fituan 2-3 në Fier përballë Apolonisë. Fatmir Prenga realizoi një dygolësh, teksa shënoi edhe Bruka për miqtë. Mariel Sota ishte autori i dy golave për Apoloninë.

Vendi i dytë në renditje dhe 35 pikë për Laçin, teksa skuadra fierake renditet në vend të nëntë. Vllaznia nuk u përmbajt aspak kundër Akademisë së Futbollit, ekip që e mposhti me rezultatin e thellë 6-0. Çoba realizoi një tregolësh, teksa golin e gjetën edhe Iviziku, Amuli dhe Leka.

 

Rezultatet e sotme

Suksesi i sotëm e ka ngjitur ekipin shkodran në vend të tretë me 33 pikë, dy më pak se Laçi dhe katër poshtë Bylisit kryesues (po luan në transfertë kundër Turbinës). Barazim 1-1 në përballjen Tirana-Teuta. Aliaj kaloi bardheblutë në avantazh në pjesën e parë, por Karepi evitoi humbjen e bregdetarëve me golin e realizuar tre minuta përpara fundit.

 

Renditja e kampionatit

Dy takimet e tjera përfunduan me fitoret e skuadrave udhëtuese. Shënkolli mposhti 1-2 me përmbysje Dinamon falë golave të Dobrës dhe Hilës. Kastrioti luajti tenis përballë Football Republic. Ekipi krutan fitoi 2-6 dhe tre pikët e sotme e kanë ngjitur në vendin e shtatë me 20 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!