Kryeministri Edi Rama ka kritikuar edhe njëherë premtimin e opozitës për të rikthyer taksën e sheshtë 9% sapo të vijnë në pushtet. Gjatë një komunikimi me në fokus taksat dhe pagat, Rama theksoi se taksa e sheshtë është rrezik për këdo që ka një pagë nën 1.2 milion lekë të vjetra.
Rama ka sqaruar gjithashtu se do të taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 milion lekë në muaj.
“Taksa e sheshtë është rreziku më konkret për secilin prej tyre që punojnë në shtet dhe privat dhe janë në këtë fashë nën 1.2 milion. Do të duhet të paguajnë për shtetin më shumë seç paguajnë sot falë taksimit progresiv.
Kur ne shporrëm taksën e sheshtë, dhe vendosëm progresive hapëm një kapitull të ri. U kemi lënë në xhep shqiptarëve 12.5 miliard lekë çdo vit. Në tetë vjet janë 100 miliardë. 1 miliard dollarë që nuk i ka mbledhur shtetit nga viti 2014. Le ta marrin dhe ta bëjnë vetë llogarinë e thjeshtë të gjithë ata që janë punësuar para vitit 2013.
Vinë këta dhe thonë Shqipëria fiton po na dhatë votën dhe prandaj do na jepni 9% nga taksa. Oligarkëve nuk do u marrin më 15% siç u marrim ne sot, por njësoj si atyre që paguajnë shumë më pak. Kjo është taksa e sheshtë, vë në të njëjtën barrë fiskale edhe më të dobët edhe më të fortët.
Më shumë se gjysmë miliard dollarë në xhepat e oligarkëve. Unë shoku i tyre u kam marrë më shumë se 1 miliard dollarë taksa. Si furra e bukës, si oligarku, si kuzhinieri, kamerieri, shoferi, si ai që nuk arrin ti numërojë deri në fund se lidhet veturat, 9%. A e dini sa kanë paguar 100 bizneset më të mëdha për shtetin, 460% më shumë nga sa paguan kur në qeveri ishin këta që duan të rikthehen. Nga viti 2006-2013, janë 7 vjet falë taksës së sheshtë ata kountribuan për shtetin vetëm 86 miliard dollarë. Ndrysa në një kohë më të shkurtër ata paguan 481 miliard dollarë”, tha Rama. g.v/abcnews.al