Rreth 200 aktivistë dhe politikanë rusë të opozitës janë arrestuar në mbledhjen e forumit të këshilltarëve bashkiakë të pavaruar, sipas një raporti nga Ministria e Brendshme Ruse, duke akuzuar pjesëmarrësit e forumit për shkelje të rregullave anti Covid.
Disa besojnë se fushata është një akt tjetër i shtypjes politike në Rusi, ku zgjedhjet parlamentare janë planifikuar për në shtator. Në një deklaratë, policia tha që kishte ndërhyrë për të ndaluar mbledhjen sepse shkelte kufizimet e Covid, me shumë pjesëmarrës që nuk kishin maska.
Midis të arrestuarve janë Ilya Yashin, një politikan i opozitës që drejton një nga komunat e Moskës; Yevgeny Roizman, ish-kryetar i Bashkisë së Yekaterinburgut; Julia Galyamina, ish-anëtare e këshillit bashkiak të Moskës./abcnews.al