Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti ditën e sotme.
LEXO EDHE: Orinda dhe Turi prindër për herë të parë: Pranvera vjen me një beb
Fillimisht Turi publikoi një foto krah Orindës, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe krah qenit të tyre.
“Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një beb. Katërshja fantastike”, ka shkruar Turi krahas fotos.
Më pas, Orinda publikoi një tjetër foto, ku shkruan: “…duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë. Faleminderit Zot! Zoti është i mirë”.
Ndërkohë nga fotot të gjithë po dyshojnë se Orinda dhe Turi do të bëhen me vajzë pasi moderatorja shfaqet e veshur me rozë. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në vazhdim./abcnews.al