Na ndajmë vetëm pak orë nga fillimi i një fryme të re të humorit në ekranet shqiptare. Bëhet fjalë për spektaklin “Kosherja”, i cili starton sonte në 20:30 në ABC. Ky program është konsideruar si një rikthim i shumëpritur i Altin Bashës, i cili do të jetë autor me në krah regjisorin Elton Papuçiu.
LEXO EDHE: “Kosherja” nis sonte në ABC, zbulohen “të pathënat” e spektaklit që riktheu emrat e njohur shqiptarë
Nga ana tjetër, ata që premtojnë surprizat më të mëdha janë aktorët e njohur të skenës shqiptare, por edhe ata më të rinjtë. Madje pjesë e “Kosheres” do të jenë edhe fëmijët.
Por surpriza më e madhe mbetet aktori Bes Kallaku, i cili do të jetë në rolin moderatorit.
Ai e ka konsideruar si një koalicion fitues bashkëpunimin me Bashën: ”Në këtë koalicion me Altin do dalim fitues. ”.
Ai shton me plot humor se: “Unë jam veshur si zyrtar, por jam katunar”.
Mirëpo, Besi nuk do të jetë vetëm pasi krah tij është bukuroshja Jona Spahiu, e cila ka premtuar se të dielat do të jenë relaksuese dhe padyshim nuk do të mungojë “thumbimi”.
“E diela do jetë relaksuese, do jetë me nota humori, e ëmbël si mjalti, pickuse si bleta. Të gjitha bashkë do t’i ketë aty”, tha ajo.l.k/abcnews.al