“Kosherja” nis sonte në ABC, zbulohen “të pathënat” e spektaklit që riktheu emrat e njohur shqiptarë

schedule16:21 - 14 Mars, 2021

schedule 16:21 - 14 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme në ekranin e ABC fillon spektakli më i ri i humorit në Shqipëri “Kosherja”.

Ky projekt është një rikthim Altin Bashës si autor dhe i regjisorit Elton Papuçiu, të cilët kanë premtuar shumë surpriza.

I ftuar në “ABC e Pasdites”, pak ditë më parë Basha zbuloi se pjesë e spektalit do të jenë aktorë të njohur të skenës si Olta Daku, Eriona Kakeli, Besmir Bitraku, por edhe shumë talente të rinj, të cilët premtojnë shumë.

LEXO EDHE: ‘Kosherja’, Altin Basha zbulon aktorët BIG, surprizojnë të rinjtë. Iliriana Basha: Pro, nisjes nga fillimi!

Mirëpo, vëmendjen më të madhe kanë tërhequr dy moderatorët e “Kosheres”. Bëhet fjalë për prezantuesen Jona Spahiu, e cila ka spikatur gjithmonë për thjeshtësinë e saj dhe aktorin e humorit Bes Kallaku.

Ky i fundit, përveç se do të drejtojë programin, do të sjellë në skenë edhe gjitha rolet e tij më të njohura, nga “Skifteri” deri te “Mbështetësi i PD-së”.

LEXO EDHE: Bes Kallaku bëhet pjesë e ABC, në cilin emision do ta shohim aktorin e njohur

Dyshja me njëri-tjetrin gëzojnë raporte shumë të mira. Kjo gjë është vënë re edhe nga prapaskenat e spektaklit. Por para disa javësh, ka qenë Jona që ka specifikuar “kiminë” mes tyre në emsionin “ABC e Mëngjesit”.

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëtin televizion. Kemi raporte shum të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE: “Si e priti burri prezantimin e ‘Kosheres’ në ABC”, Jona Spahiu rrëfen marrëdhënien me Bes Kallakun

Padyshim një vend të rëndësishëm në këtë program merr edhe skenografia punuar nga Albi Çiftligu, e cila do të jetë mbresëlënëse duke deportuar në çdo familje shqiptare mbrëmjen e së dielës. Eleganca dhe mjeshtëria do të dominojnë “Kosheren” dhe për këtë nuk ka asnjë pikëpyetje. Gjithçka mund ta vërtetoni duke nisur nga sot. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!