Manchester City është në formë të frikshme në këtë sezon dhe duket se ajo humbje me United ka qenë veçse një ditë e keqe për skuadrën dhe i përket të kaluarës.
Skuadra e Guardiolas mundi të kthehej direkt te triumfi ndaj Sauthampton, ndërsa sot korri fitoren e dytë radhazi. Nënkampionët e Anglisë mundën pastër londinezët e Fulham në transfertë me shifrat 0-3.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht në të 47-ën shënoi John Stones e më pas Jesus tundi rrjetën shumë bukur, duke dribluar edhe portierin. I treti i shënua nga Aguero me penallti në minutën e 60.
NDESHJA TJETËR – Atletico Madrid po has vështirësi të gjejë vazhdimësinë dhe të shkëputet në krye të renditjes. Skuadra e Diego Simeone sot u ndal në barazim pa gola me madrilenët e Getafe, duke lëshuar terren për Realin e Barcelonës në renditjen e përgjithshme.
Getafe luajti më shumë se 20 minuta me një lojtar më pak, ndërsa tani Real Madrid është vetëm6 pikë pas, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje nga fundi. /abcnews.al