Kontrata e Paul Pogba me Manchester United përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe deri në verë francezi duhet të vendosë me patjetër rreth të ardhmes së tij.
Nëse vendos të largohet, mesfushori do e bëjë këtë në verë me qëllim që United të nxjerrë para nga shitja e tij. Klubet e mëdha e dinë mirë këtë dhe nisin lëvizjet konkrete.
Mediet angleze raportojnë se PSG ka nisur tratativat për të bindur Pogba. Mësohet se drejtuesit e nënkampionëve të Europës kanë kontaktuar kontaktet e para e agjentin e mesfushorit, Mino Raiola.
Një opsion i ri dhe tundues për 27-vjeçarin, i cili kërkohet edhe nga Juventus dhe Real Madrid. Duke parë nivelin e ekipit, PSG është më në formë në këtë sezon dhe mund të ishte mundësi e mirë për Pogba, për të triumfuar në Champions. /abcnews.al