Në shtatorin e vitit të kaluar, një numër i pafundmë postimesh në rrjetet sociale tregonin shtetas amerikanë të cilët donin të qëllonin me breshëri armësh uragani Irma, për ta trembur.
Po po, është ashtu siç e lexuat. E gjithë gjullurdia u zgjerua me hapa të shpejtë, ku 26000 persona klikuan se do të merrnin pjesë në këtë “event” dhe 45000 të tjerë ishin të interesuar për tu bërë pjesë e qitjes. Për këtë situatë, Sherifi i kontesë së Pascos bëri të ditur në Tuiter se: “MOS qëlloni drejt uraganit. Nuk do ta bëni të kthehet pas dhe do të ketë pasoja të rrezikshme.” Madje ai vendosi gjithashtu një diagramë për të shpjeguar mosfunskionimin e këtij plani të çuditshëm.
Pavarësisht kësaj, e gjitha u konsiderua të ishtë një lojë e bërë nga përdoruesi i Facebook Ryon Edwards, i cili u shpreh se: “E gjitha nisi si një shaka nga merzia dhe ankthi rreth stuhisë. Mendova se një e qeshur e mirë për këtë do të bënte më mirë se vajtimi për të.”
Por tashmë me uraganin Florence në sfond, i cili është drejtuar drejt bregut juglindor të SHBA, njerëzit po rikthehen përsëri me të njëjtën “kauzë” në Facebook.
Eventi në rrjetin social është emërtuar “Qitje më breshëri armësh për të trembur uraganin Florence” është vendosur që të kryhet në orën 13:00 më 11 shtator në Virgina. Deri më tani 20000 persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në përshkrim thuhet: “Merrni me vete armët dhe çadrat dhe çadrat armë dhe gotën e birrës ose birrën armë dhe miniçadrat për të mbajtur birrën të pa lagur. Bashkohun të gjithë në bregun juglindor për të trembur këtë pushtues të huaj nga vendi ynë.”
Mbetet për tu parë nëse policia do të reagojë sërish apo nëse njerëzit do të paraqiten me të vertëtë në këtë manifestim. Shpresojmë që e gjitha të jetë një rreng humoristik, por duke marrë parasysh çuditë që na vijnë nga Shtetet e Bashkuara, gjithçka do të ishte e mundur./abcnews.al