5 gjëra që mund të pastroni me patate

schedule13:34 - 13 Mars, 2021

schedule 13:34 - 13 Mars, 2021

Patatet janë një nga ushqimet më të shijshme. Kjo është një nga arsyet pse ne i duam kaq shumë. Por, patatet nuk janë vetëm të shijshme, ato gjithashtu mund të përdoren për të pastruar. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë se çfarë mund të pastroni me to.

1. Syzet

Nëse mbani syze, e dini sesa e bezdisshme është kur ato mjegullohen, sidomos kur vini maskën antiCovid. Fatmirësisht është e lehtë të shmanget. Mjafton të fërkoni një patate të gjallë në brendësi të syzeve tuaja. Niseshteja në patate i bën syzet të mos mjegullohen.

2. Ndryshku

Të heqësh qafe ndryshkun nuk është e lehtë. Por, tani ka një zgjidhje. Ju mund të pastroni thikat dhe gërshërët e ndryshkura duke përdorur pataten. Prisni një patate në gjysmë dhe sipër vendosini pak sapun enësh ose sodë buke. Fërkojeni atë në ndryshke derisa të zhduket plotësisht. Shpëlajeni mirë me ujë dhe lëreni të thahet.

3. Pastrimi i copëza të xhamave

Kur një qelq thyhet është shumë e vështirë të mblidhni copat e xhamave në dysheme. Një pjesë e tyre janë aq të vogla sa nuk mund të shihen me sy të lirë. Prandaj, një patate ju vjen shumë mirë në ndihmë. Priteni atë në gjysmë dhe fërkoni anën e hapur në tokë, ku ka rënë xhami i thyer. Sigurohuni të mbani doreza mbrojtëse.

4. Lustrim argjendi

Uji përmban shumë niseshte që mund të ndihmojë në heqjen e njollave të bezdisshme në sendet tuaja të argjendta. Vendosni argjendin në ujë me patatet për të paktën një orë. Më pas nxirreni dhe do të shikoni si do të shkëlqejë.

5. Njollat ​​e vogla

Fatkeqësisht, patatet nuk janë në gjendje të largojnë njollat gjigante të verës nga këmisha juaj e bardhë, por bën punë për njollat e vogla. Merrni një gjysmë patate të gjallë, dhe me lëngun e saj në vendin ku është prerë, lyeni njollën. Ju duhet ta përsërisni disa herë këtë proces derisa njolla të largohet./abcnews.al