Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimi i Leo Messit me Barcelonën, lajm i mirë nga Argjentina

schedule12:57 - 13 Mars, 2021

schedule 12:57 - 13 Mars, 2021

Joan Laporta fitoi zgjedhjet për presidentin e Barcelonës dhe është rikthyer në krye të klubit katalanas pas plot 11 viteve (drejtoi klubin e njohur në periudhën 2003-2010).

Ekipi do të forcohet në merkato, pavarësisht problemeve ekonomike, teksa tifozët presin rinovimin me Leo Messin. “Pleshti” ka një lidhje të veçantë me Laportën dhe te Barcelona ka optimizëm në lidhje me rinovimin e “Pleshtit”.

Gazetari argjentinas, Maximiliano Grillo deklaron se Messi dhe babai i tij, i cili është edhe menaxheri i yllit botëror, do të takohen me presidentin Laporta ditën e hënë.

Sigurisht që do të diskutohet në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit me Barcelonën, aty ku Messi ka zhvilluar gjithë karrierën e tij. Tifozët urojnë që bisedimet të shkojnë mbarë dhe të arrihet akordi i rinovimit të vijë sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!