Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas Robert Berishës, modelja italiane “fiksohet” me reperin shqiptar

schedule20:43 - 12 Mars, 2021

schedule 20:43 - 12 Mars, 2021

Pak javë më parë, Robert Berisha ishte kryefjalë e mediave rozë se ka nisur një lidhje të re dashurie. Bëhej fjalë për modelen italiane, Maria Bove, pasi publikoi disa foto dhe video ku shihej në momente romantike me të. Me të drejtë fansat e tyre spekuluan se kanë nisur një romancë.

Por ndërsa rrjeti ziente nga këto lajme, ishte vetë Maria e cila i hodhi poshtë duke thënë ajo dhe Roberti nuk janë bashkë. Por siç duket Maria e ka harruar Robertin dhe është “fiksuar” me një tjetër personazh publik shqiptar. Bëhet fjalë për reperin Getinjo, ndaj të cilit modelja ka bërë një gjest mjaft romantik.



Përmes një postimi në Instastory, Maria ka treguar se ka qenë në Prizren dhe në urën ku “kyçet” dashuria ka shkruar emrin e saj dhe të Getinjos. Më pas, ajo ka treguar se e ka hedhur në Urën e dashurisë. Ndërkohë, nuk dihet nëse ka diçka në të vërtetë mes tyre, apo është thjesht një lojë e modeles. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!