Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me ton ironik në lidhje me kandidimin e tij për deputet në Durrës, në zgjedhjet e 25 Prillit. Duka shkruan se Rama është përfaqësues i kriminelëve, ndërsa ai përfaqëson njerëzit e thjeshtë të Durrësit dhe Shijakut.
Ai thotë se Rama është bërë gogol për shqiptarët duke iu drejtuar me fjalën “Robo”, ndërsa i kujton në fund të shkrimit të tij se diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.
“DUKA: Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!
– Ti çfarë përfaqëson?!
Ja ta them unë:
– Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.
A të duan shqiptarët?
Ja ta them unë:
– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.
Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?
Ja ta them unë:
– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.
Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:
– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo”, shkruan Agron Duka./mv.abcnews.al