Derbi merr në qafë edhe Bylbyl Sokolin. Gjilani u mposht nga Drita dhe trajneri ka dhënë dorëheqjen, sikurse kishte bërë edhe më parë Gentian Mezani.
Klubi dardan ka dalë me komunikatë zyrtare, ndërkohë që presidenti Florim Zuka ka konfirmuar se trajneri i ri do të jetë Ismet Munishi, i cili iu afrua titullit vjet me Ballkanin.
“Me anë të kësaj komunikate, Sport Club Gjilani, ju njofton se nga sot kryetrajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli, nuk do ta udhëheq skuadrën tonë, i cili dha dorëheqje nga posti numrit një të shtabit teknik.
Mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin vjen pas rezultateve jo të mira pas fillimit të pjesës pranverore në kupë dhe kampionat. Dorëheqja nga Bylbyl Sokoli u aprovua nga klubi jonë, duke e liruar atë nga detyra e trajnerit.
Klubi e falënderon për punën trajnerin e deritanishëm, Bylbyl Sokoli, dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij si trajner”, shkruhet në komunikatën e klubit të Gjilanit. /abcnews.al