Elseid Hysaj ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe do të largohet si lojtar i lirë. Agjenti i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi flet për Radio Punto Nuovo rreth situatës së 27-vjeçarit, aty ku nuk mungon një koment për PSG-në.
“Rinovimi me Napolin është një çështje e mbyllur, Hysaj do të largohet me parametra zero në fund të sezonit. Sigurisht që lojtari është në dispozicion të Napolit deri në fund, por rregullorja na lejon të bisedojmë me klube të tjera prej datës 1 janar dhe ne e po e bëjmë.
PSG? Është një nga klubet me të cilët kam biseduar. Kam diskutuar me Leonardon, ata e pëlqejnë Hysajn, por nuk ka asgjë konkrete. Jemi larg nisjes së negociatave serioze.
A qëndron Hysaj nëse rikthehet Sarri te Napoli? Unë duhet të bëj punën time, duhet të vazhdoj bisedimet e nisura muaj më parë. Sigurisht që rikthimi i Sarrit te Napoli do të ndryshonte situatën, por vetëm nëse nuk kemi gjetur akoma klubin e ri“, theksoi Giuffredi. /abcnews.al